Shkatërrohen nga shteti dhjetëra makina luksoze


Shkatërrohen nga shteti dhjetëra makina luksoze

23:04 07/02/2018

Kjo është mënyra me të cilën autoritetet në Filipine kanë vendosur të luftojnë kontrabandën e automjeteve luksoze.

Dhjetëra automjete pa dokumente të sekuestruara, të markave më të shtrenjta u shkatërruan të martën me buldozer nga drejtoria e doganave në Manila. Vlera e vetëm një automjeti të shkatërruar arrin deri 1.2 milion dollarë. Ideja si gjithmonë ishte e presidentit Rodrigo Duterte, i cili pa nga afër procesin.

"Këto lloj dallaveresh bëhen prej shekujsh. Tani duhet t’i jepet fund!.”

Duterte shquhet për masa nga më ekstremet kundër fenomeneve të dëmshme, siç ishte fushata për vrasjen e trafikantëve dhe konsumatorëve të drogës në vitet 2016-2017, që i mori jetën 6 mijë personave. 

Tv Klan





Të ngjashme