Tatimet kontrolle ndaj tregjeve dhe linjave të transportit
Tatimorët kanë zbarkuar këto ditë në tregje agro-ushqimore dhe në akset kryesorë në vënd duke kontrolluar lëvzjen e mallrave dhe udhëtarëve nësë operojnë sipas rregullave.
Kështu, janë inspektuar gjithsej 324 subjekte tregtare që operojnë kryesisht në tregjet agro-ushqimore në Tiranë, tregun industrial në Elbasan, Shkozet dhe Fier.
Për këto raste u evidentuan parregullsi në mosfunksionim e pajisjes fiskale, moslëshim të faturave tatimore apo punonjës të padeklaruar.
Ndërsa inspektimet në lëvizjen e mallrave dhe të udhëtarëve u përqëndruan në akset kryesore; autostrada Tiranë – Durrës, Fier – Vlorë, Elbasan, Lezhë-Shkodër, Milot etj. dhe u konstatua se nuk lëshonin bileta për udhëtaret. Tatimet thonë se për çdo rast kanë vendosur penalitete përkatëse.
Klan Plus