13-vjeçarja bie nga 1 mijë metra lartësi
Një vajzë 13-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi po bënte hiking në Parkun Kombëtar të Zionit në SHBA. Trupi i vajzës, i cili nuk është identifikuar, por me sa duket është nga Utah, u gjet në West Rim Trail në kanionin e Refrigerator, raporton
Salt Lake Tribune
. Një zëdhënës i parkut tha:“Të gjitha të dhënat tregojnë se ajo ra nga Angels Landing”.
Vajza ra nga një lartësi prej të paktën 1.000 metra në tokë. Ajo është viktima e 8-të që gjen vdekjen në këtë kanion që nga viti 2004. Viktima më e fundit para vajzës ishte në mars të vitit 2017. Hetuesit po investigojnë detajet e ngjarjes./tvklan.al