Ermal Meta vazhdon garën në Sanremo
Ermal Meta mund ta vijojë garën në Sanremo. Drejtuesit e radiotelevizionit publik italian RAI vendosën të lejojnë vazhdimin e konkurrimit për këngën “Non mi avete fatto niente”, të cilën këngëtari me origjinë shqiptare e këndon në sëbashku me këngëtarin italian, Fabrizio Moro.
Kënga e tyre u pezullua natën e dytë të edicionit të 68-të të festivalit të muzikës italiane, pasi dyshohej se ishte e njëjtë me këngën “Silenzio” prezantuar në vitin 2016, në edicionin e të rinjve të këtij festivali.
Por pas verifikimeve, drejtuesit e Sanremos arritën në konkluzionin se pavarësisht ngjashmërive të theksuara në refren “Non mi avete fatto niente” është këngë e re dhe do të qëndrojë në garë.
“Silenzio” e kënduar në vitin 2016 nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali mban autorësinë e Andrea Febos, i cili ka krijuar edhe këngën e Metës.
Tv Klan