Soros kundër Brexit


Soros kundër Brexit

03:03 09/02/2018

Investitori dhe filantropi miliarder George Soros duket se është prapa një plani sekret kundër Brexit, për të evituar kështu daljen e Britanisë nga BE. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike

The Telegraph

në një artikull ekskluziv.

Sipas medias, Soros mbështet Grupin Best For Britain që planifikon nisjen në fund të këtij muaji të një fushatë të egër marketingu në nivel kombëtar për të reklamizuar një referendum të dytë për Brexit. Kjo fushatë sipas mediave britanike, po përpiqet të rekrutojë dhurues të mëdhenj, duke tentuar drejtpërdrejt dobësimin e kryeministres britanike Theresa May.

Iniciativa duhet të shërbejë për të bindur  deputetët të votojnë kundër marrëveshjes finale që do të dakordësohet më Brukselin, në mënyrë që vendi të shkojë në referendum tjetër ose zgjedhje të reja.

Klan Plus






Të ngjashme