Vizita në SHBA/ Majko takim me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi një takim në Uashington me Këshilltarin amerikan për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster.
Ministri Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara në një vizitë disa ditore, ku mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.
Mëngjesin e së enjtes, Majko mori pjesë edhe në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, i organizuar nga Kongresi i SHBA. I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan Donald Trump, ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
/tvklan.al