Partizani në kërkim të vendit të katërt
Dy humbjet me Laçin i kanë shërbyer Partizanit për të nxjerrë mësime. Përballja tashmë në fazën e tretë do të jetë ndryshe. Sipas zëvendës trajneri i të kuqve Klevis Dalipi, sulmi më i mirë është mbrojtja.
“Kemi humb dy herë, por kemi marrë masat për sulmin e tyre dhe do jemi për fitore”.
Sfidë interesante pritet edhe ajo e “Niko Dovanës”. Teuta pret flamurtarin që po rilind me trajnerin Hasan Lika.
“E njoh kundërshtarin ashtu siç na njeh edhe ai. Të jemi të përqendruar sepse po ecim mirë”.
Java e 19 e Superligës do të vërë përballë Kukësin me Kamzën si dhe Lushnjën me Vllazninë. Këto të fundit luajnë për të dalë nga zona e rënies nga kategoria
SUPERLIGA – JAVA 19
Kukësi – Kamza
Lushnja – Vllaznia
Partizani – Laçi
Teuta – Luftëtari
Tv Klan