Skënderbeu fiton me Flamurtarin


Skënderbeu fiton me Flamurtarin

16:40 09/02/2018

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme me Flamurtarin të premten në Korçë. Një sukses 1 – 0 i vendosur nga një gol në minutat e fundit pavarërisht aksioneve të shumta nga të dy ekipet.

Futbollistët e Skënderbeut kërkuan më shumë golin me James, Sowe, Radas apo Gavazaj, ndërsa ata të Flamurtarit u shfaqën më të rrezikshëm me Danilo Alves. Triumfi i korçarëve u vendos në minutën e 83’ kur Gjergji Muzaka realizoi pas një rrëmuje në vijën e portës.

Në atë moment pati edhe një incident. Një tifoz, vëllai i Tefik Osmanit u rrëzua gjatë festimeve nga tribuna dhe u shoqërua në spital.

Futbollisti u zëvendësua menjëherë nga trajneri Ilir Daja. Me këtë fitore Skënderbeu shkëputet 11 pikë nga ndjekësit.  Flamurtari nuk merr pikë në Korçë prej 8 vitesh. Në këtë takim për vlonjatët debutuan afrimet e merkatos së dimrit Muarem dhe Tounkara.

Tv Klan






Të ngjashme