Java e modës në New York/Tom Ford sjell në koleksionin e viteve ’80
Tom Ford u zhvendos nga Milano në Los Anxhelos për tu frymëzuar për koleksionin e tij. Dhe në javën e modës në New York ai erdhi me stilin e viteve '80.
Stilisti kishte zgjedhur të sillte në pasarelë xhufkat dhe fustanet me printe leopardi apo forma gjeometrike. Mbrëmja e djeshme të kthen pas në enciklopedinë e modës. Nostalgjia e viteve të adoleshencës ka ndikuar tek Ford për të krijuar dhe koleksionin e meshkujve. Kostumet me masa standarde për analistët e modës u quajtën si vija paralele midis të kaluarës dhe të tashmes. Ngjyrat jo shumë të theksuara po gjithmonë me shkëlqim i mbanin të veshur modelet. Gjatë ditës së sotme në NY do të ketë dhe një sfilatë nga fushata "Me too", e cila mbron vajzat dhe gratë nga abuzimet seksuale. Çdo modele do të japë një mesazh të fuqishëm dhe të fortë përmes veshjeve që do të mbajnë në trup. Më shumë se sa një shfaqe mode kjo do të jetë një lëvizje për të denoncuar abuzimet si dhe gratë të kenë fuqinë për të thënë, Koha mbaroi! Klan Plus