Foto/ “Trump” dhe “Kim Jong Un” bashkë në Lojërat Olimpike
Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut mesa duket kanë zbutur tensionet mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un. "Trump" dhe "Kim Jong Un" u shfaqën bashkë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Seul.
Prania e tyre nuk u prit mirë, ku të pranishëm në ceremoni ishin zv/presidenti amerikan Mike Pence dhe motra e Kim Jong Un, të cilët po qëndronin në zonën VIP. Rojet e sigurisë nxorrën nga stadiumi dy personat që ishin maskuar si Presidenti Trump dhe lideri i shtetit komunist. Megjithatë, prezanca e tyre duke imituar Kim Jong dhe Trump nuk u shpëtoi kamerave të të pranishmëve. Një dëshmitar tha se në fillim u shtangën të gjithë pasi menduan se ishin realisht Presidenti i SHBA dhe diktatori i Koresë së Veriut. Dy personat që ishim maskuar si liderët e dy shteteve, thanë se veprimi i tyre ishte për të përcjellë mesazhin se "paqja mund të arrihet". Në Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në Seul, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut marrin pjesë së bashku në një skuadër të vetme. Motra e Kim Jong Un ndoqi nga afër ceremoninë e hapjes nën masa të rrepta sigurie. Këto lojëra u bënë shkas për përmirësimin e marrëdhënieve mes Jugut dhe Veriut. /tvklan.al