
U kritikua për postimet në internet, këngëtarja largohet nga “The Voice”
Një këngëtare myslimane franceze ka hequr dorë nga kompeticioni ‘The Voice’, pasi u kritikua për shkak të disa postimeve të saj në rrjete sociale.
Këngëtarja Mennel Ibtissem kishte komentuar në rrjete sociale dyshimin për sulmin terrorist në Nisë të Francës, ku rreth 86 persona humbën jetën në vitin 2016. Kjo gjë ka sjellë shumë reagime negative nga ndjekësit e kompeticionit ‘The Voice’, që çuan në largimin e këngëtares nga emisioni.
Performanca e saj më e ndjekur në internet, është kënga e Leonard Cohen-Hallelujah, me rreth 1 milion klikime.
Klan Plus