Lidhje e paligjshme e ujit, procedohen penalisht dy persona
Vijon puna për goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme të ujit. Policia e Durrësit dhe ajo e Shijakut kanë nisur procedimin penal për dy persona.
Ndaj S.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, ka nisur procedimi penal, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Punonjësit e Ujësjellës – Kanalizimeve Durrës në biznesin e, në fshatin Kërtushaj Ishëm është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit.
Gjithashtu policia e Shijakut ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim B.Xh. 52 vjeç, banues në Rrubjekë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Punonjësit e Ujësjellës -Kanalizimeve Durrës në biznesin e tij, në Maminas është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit.
/tvklan.al