Zbulohet kujt i përkiste heroina e kapur në Kapshticë
Dalin detaje të reja për heroinën e sekuestruar në Kapshticë nga policia greke. Sipas tyre ekzistojnë prova të forta që droga i përket shoferit të autobusit, Ilir Rustemi. Në banesën e 54-vjeçarit që u arrestua në flagrancë nga policia greke, policia e Korçës gjeti rreth 400 gr kanabis.
Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dytë dhe kamarierin e autobusit, të cilët u vunë në pranga bashkë me shoferin 54-vjeçar.
Heroina e sekuestruar nga grekët solli furtunë shkarkimesh në radhët e policisë kufitare të Kapshticës, si dhe shefit të hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, Edmond Çela.
Ky i fundit rezulton të jetë pronari i shoqërisë Metro, në autobusin e së cilës u zbulua 2 kg heroinë. Ndaj Çelës SHÇBA po vijon procedimin disiplinor. Operacioni antidrogë u zhvillua më 19 Janar të këtij viti.
/abcnews.al