PD: Gjykata Kushtetuese peng i shitjes së detit?


PD: Gjykata Kushtetuese peng i shitjes së detit?

10:57 11/02/2018

Një ditë pasi e përditshmja greke online “Energypress.gr” publikoi lajmin se ishte arritur marrëveshja përfundimtare mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për demarkacionin e Zonave Ekskluzive Ekonomike, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi hedh dyshime mbi arritjen e kësaj marrëveshje, duke e cilësuar paktin e detit me Greqinë pazar të Kryeministrit Rama në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës.

Bylykbashi thotë se, nëse ka një marrëveshje, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta gjykojë pasi është në kolaps. Ky organ vijon komentin e tij Bylykbashi nuk merr dot vendime, sepse nga 9 anëtarë, vetëm 5 janë në detyrë me mandat të plotë dhe se kryeministri po bllokon zëvendësimin e vendeve bosh. ‎

Pyetja që shtron deputeti Bylykbashi është nëse Gjykata Kushtetuese po mbahet qëllimisht e bllokuar për ta bërë marrëveshjen e detit me Greqinë fakt të kryer, në mënyrë që të mos e anulojë nëse ajo do të goditet në Kushtetuese nga ndonjë palë.

Tv Klan






Të ngjashme