Netanjahu paralajmëron Iranin


Netanjahu paralajmëron Iranin

00:01 12/02/2018

Incidenti i dronit iranian që u godit pasi kishte hyrë në territorin izraelit rrezikon të përshkallëzojë drejt një konflikti të armatosur, tensionet mes Izraelit e Iranit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi gjatë mbledhjes së qeverisë se do të kundërpërgjigjet ashpër ndaj nëse kërcënohen nga Irani dhe aleatët e tyre sirianë.

“ Izraeli bën përgjegjës Iranin dhe mikpritësit e tyre sirianë për këtë sulm. Ne do të vazhdojmë të bëjnë çfarëdo të jetë e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë tonë”.

Kamerat e forcave ajrore izraelite kanë fiksuar momentin kur një dron iranian hyri mëngjesin e të shtunës në veri të Izraelit, por u pikas dhe u shkatërrua nga avionët izraelitë pranë Haifas. Në kundërpërgjigje Izraeli nisi një ofensivë ajrore kundër bazave ushtarake në jug të Sirisë, nga ku mendohet të jetë nisur droni. Dyshohet se shumë baza ushtarake në Siri drejtohen nga ushtria iraniane.

Gjatë kësaj ofensive, një avion f-15 izraelit u qëllua nga sistemi i mbrojtjes ajrore siriane, por dy pilotët shpëtuan. Uashintoni akuzoi Teheranin se po përpiqet të thellojë tensionet në rajon. Ndërsa Moska dhe Kombet e Bashkuara kërkuan nga palët të shmangin veprimet që nxisin konflikte.

Tv Klan






Të ngjashme