Rekordi i “kubit të rubikut”


Rekordi i “kubit të rubikut”

22:23 11/02/2018

Rikthehet dashuria për kubin e rubikut. Kubi që ka 3 milliardë kombinacione, por vetëm një zgjidhje. Lodra që apasionon që nga vitit 1974 miliona njerëz në mbarë botën, vititn e kaluar ka arritur rekord tjetër. 25 milionë kuba janë shtur në planet, më përfitime prej 250 milionë Dollarë, pikërisht në epokën e videolojërave.

Mendohet se kubi i Rubikut mund të jetë ndër lodrat më të blera në histori, pasi një në 7 persona në Tokë ka luajtur të paktën një herë me të. Dhe sipas Business Insider, aktualisht në qarkullim mund të jenë të paktën 450 milionë kuba shumëngjyrësh në të gjithë botën. Kubi prodhohet kryesisht në Kinë, dhe shitjet më të larta verifikohen në SHBA, Francë, Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Suksesi i tij qëndron pikërisht në kontradiktën mes të thjeshtës dhe kompleksitetit. Kur e ndërtoi profesori hungarez Erno Rubik, iu desh 1 muaj për ta zgjidhur, ndërsa rekordi aktual në botë është vendosur nga koreani Seoung Beom Cho, i cili e zgjidh në vetëm 4.5 sekonda.

Klan Plus






Të ngjashme