Makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Bushat. Një person ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi në vendin e quajtur “harku i Bërdicës” rreth orës 22:30.
Policia bën me dije se një automjet Skoda me targa të Kosovës KS 01-168 KR, përplasi për vdekje këmbësorin, i cili është ende i paidentifikuar.
Ndërkohë, drejtuesja e mjetit, 47-vjeçarja nga Gjakova me iniciale L.M. u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë se Shkodrës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/tvklan.al