Gjendet një fuoristradë e zhytur në det
Një fuoristradë me targa italiane është gjendur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër të qytetit të Vlorës. Automjeti është nxjerrë nga deti pasi kalimtarët njoftuan policinë. Në vendngjarje shkuan forcat e rendit të Policisë Kufitare.
Mendohet se fuoristrada është përdorur për të tërhequr një gomone dhe më pas ka mbetur e bllokuar në det. Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshimet se bëhet fjalë për një rast trafiku të drogës.
Nga kontrolli paraprak në mjet, nuk u gjet asnjë objekt i jashtëligjshëm. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të mësuar se kujt i përket fuoristrada dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/tvklan.al