Frontex merr në kontroll kufijtë e Shqipërisë
Shqipëria bëhet vendi i pari në Ballkanin Perëndimor që siglon një marrëveshje me Bashkimin Europian për kontrollin e kufijve. Pa dhënë më shumë detaje komisioneri Avramopulos dhe ministri Xhafaj e vlerësuan këtë marrëveshje si hapin e parë të afrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Avramopulos:
Kjo marrëveshje do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen në Shqipëri ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare.
Xhafaj: K
jo është një marrëveshje e rëndësishme që do të na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar në lidhje me menaxhimin e kufijve.
Të tjera sfida sipas komisionerit Avramopulos janë, ulja e numrit të azilkërkuesve, lufta kundër radikalizmit, krimit të organizuar, apo trafikut të armëve e drogës.
Avramopulos:
Duhet të ulni numrin e abuzuesve në Shengen. Dua të nënvizoj se sot gjithashtu ne nënshkruam një memorandum të rëndësishëm mirëkuptimi që ka të bëjë me luftën kundër drogës. Parandalimi është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për drogën pasi në shumë raste kjo ka të bëjë edhe me njerëz të cënueshëm.
Xhafaj:
Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis, për të treguar vendosmëri dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit”, rezultatet e para të të cilit janë inkurajuese.
Komisioneri për emigracionin tha po ashtu se Shqipëria mund të aplikojë me projekte të veçantë në luftën kundër trafikut të drogës në fondet e BE-së.
Tv Klan