Trafikantëve u ngec makina në plazhin e Vlorës
Një makinë e zhytur në plazhin e vjetër në Vlorë dyshohet se është përdorur për të lëshuar në det një gomone, e cila pak më vonë u gjet e ngarkuar më 500 kilogramë drogë në zonën e Petroliferës.
Mjeti tip xhip me targa italiane është nxjerrë në breg nga policia dhe po këqyret, në përpjekje për të identifikuar pronarin apo personat që e kanë përdorur.
Hetuesit janë mëse të sigurt se makina është e lidhur me gomonen e ngarkuar me drogë dhe që mendohet se do të lundronte në drejtim të Italisë.
Burime nga grupi hetimor thonë se makina dhe gomonia duhet të kanë pësuar avari, në të kundërt trafikantët do ta kishin realizuar transportin pa lënë gjurmë.
Ky rast, sipas tyre, nxjerr edhe njëherë në pah problemin e kontrollit të territorit nga forcat e rendit, veçanërisht në qytetin e Vlorës, ku besohet se është prodhuar dhe fshehur pjesa më e madhe e kanabisit.
Trafikantët e kanë transportuar gomonen në rrugën kryesore të Vlorës dhe e kanë hedhur në det në plazhin e vjetër, buzë qytetit, të pashqëtësuar nga askush.
Edhe gomonia me drogë u kap vetëm, pasi policia u njoftua nga disa qytetarë.
Tv Klan