Foto/ Të gjithë bashkë për një drekë të bollshme


Foto/ Të gjithë bashkë për një drekë të bollshme

18:04 12/02/2018

Uria mund të çojë në vendime të pabesueshme. Një piton masiv femër plot 6 metra i gjatë dhe një mashkull i vogël u vranë nga banorët e një fshati. Pasi i vranë, ata i ndanë zvarranikët në copa dhe më pas i gatuan. Banorët e zonës në ishullin malajzian të Borneo, e gjetën çiftin brenda një peme të rrëzuar, gjatë kohës që kishin dalë për gjah.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja "DailyMail", ata përdorën një sharrë për të ndarë zvarranikët dhe pasi i gatuan ia shpërndanë banorëve të fshatit.

Sipas zakonit, pitoni piqet në zjarr ose skuqet në një tigan dhe shoqërohet me zarzavate e oriz. Duke folur për mediat vendase, banorët e fshatit Bintulu rrëfyen se me mishin e dy gjarpërinjve do të mund të ushqehen për ditë me radhë.

Pitonët rrjetëzorë, një specie e cila gjenden në juglindje të Azisë, janë gjarpërinjtë më të mëdhenj në botë. Ata janë notarë shumë të zotë dhe nuk janë helmues.

/tvklan.al






Të ngjashme