
Preç Zogaj e çon “In Love” në Lezhë
“In Love”, libri me përmbledhje poezish nga Preç Zogaj është prezantuar edhe në Lezhë. Lexues dhe dashamirës të poezisë përbënë një auditor që pranoi të qëndronte edhe në këmbë ndërsa dëgjoheshin poezitë e recituara nga nxënësit e gjimnazit.
Prania në Lezhë për Zogaj-n është një shenjë e dashurisë për qytetin ku u krijua si poet dhe një detyrim për miqtë e rinj e të vjetër të shkollës poetike ndaj edhe përzgjedhja nuk ka qenë krejt e rastësishme.
Tv Klan