Gita lë pas shkatërrim


Gita lë pas shkatërrim

17:50 13/02/2018

Kjo është situata që ka lënë pas cikloni Gita në ishujt Fixhi. Deri tani raportohet vetëm për 1 viktimë dhe 6 mijë persona të cilët kanë mbetur në qiell të hapur, pasi uji ka përmbytur shtëpitë e tyre.

Erërat e fuqishme të Paqësorit kanë arritur deri në 200 km për orë duke shkaktuar stuhi të fuqishme mbrëmjen e djeshme duke lënë pa energji elektrike qytetin Tonga. Ndërkohë që stuhia i është drejtuar pjesë tjetër ishullore.

Qeveria e Zelandës së Re ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa ka vënë në dispozicion një fond prej 440 mijë eurosh që do të shkojnë për familjet e përmbytura.

Sipas autoriteteve 40% e shtëpive ndodhen nën ujë nga cikloni Gita që nuk ishte parë prej 60 vitesh në ishujt Fixhi.

Klan Plus





Të ngjashme