
Nanorobotë kundër kancerit
Në Kinë krijohet sistemi i parë robotik i përbërë nga AND dhe totalisht autonom, i programuar për terapinë kundër kancerit. Nanorobotët, të cilët janë 1 mijë herë më të vegjël se një fije floku, kanë në përbërje edhe një enzimë, e cila funksionon si një armë vdekjeprurëse kundër tumoreve pasi i mbyll atyre enët e gjakut nga të cilat qelizat e sëmura ushqehen. Nga eksperimentet e kryera në laborator tek kaviet, kjo teknikë inovative nuk ka shfaqur asnjë efekt anësor.
Nanorobototët i janë injektuar kavieve në laborator, kanë udhëtuar në gjak dhe kanë piketuar qelizat tumorale falë një molekule që lidhet vetëm me to. Në mbërritjen e tyre, nanorobotët kanë lëshuar enzimën në qelizat e sëmura, duke i vrarë ato.
Shkencëtarët kinezë në bashkëpunim me ata amerikane kanë publikuar studimin edhe në revistën Nature Biotechnology.
Klan Plus