Turqia i kërkon Greqisë të përmbahet
Ankaraja në mënyrë eksplicite i tha Greqisë se heqja dorë nga tensionet do të ishte më e mirë për lidhjet e ndërsjellta, tha kryeministri turk Binali Yildirim më 14 shkurt, duke shtuar se Deti Egje duhet të jetë një det “miqësie” mes dy vendeve.
Duke folur me mediat në Aeroportin e Esenboğa të Ankarasë para se të nisej për në Bjellorusi, Yılıdırım tha:
“Ne shprehimisht i thamë atij (kryeministrit grek Alexis Tsipras) se qëndrimi larg tensioneve do të jetë më i mirë, lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve”.
Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi ai dhe Tsipras patën një bisedë telefonike dhe diskutuan zhvillimet e fundit në Detin Egje.
Ai tha se Deti Egje duhet të jetë një det “miqësie: midis Turqisë dhe Greqisë.
“Kohët e fundit, ka pasur disa shkelje në këtë tension, i cili filloi me ishujt Kardak, për të cilat kemi dhënë një përgjigje”,
tha Yılıdırım.
Ai shtoi se të dy kryeministrat ranë dakord të lehtësonin tensionet dhe të mbanin linjën e komunikimit përmes kanaleve politike dhe diplomatike.
Yıldırım tha se një takim i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s do të mbahej në maj.
“Në këtë kuadër, shefat e shtabeve të përgjithshme të të dy vendeve do të mblidhen dhe do të diskutojnë reciprokisht masat e nevojshme për të siguruar që tensionet në terren të mos përshkallëzohen më tej”
, shtoi ai./tvklan.al