Analiza e Krimeve të Rënda, Arta Marku: Mbështes të gjitha hetimet, duhen energji të reja
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku thotë se duhen energji të reja për të forcuar bashkëpunimin mes agjencive të zbatimit të ligjit.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë analizës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjatë fjalës së saj para vartësve, kryeprokurorja Marku shprehu mbështjen për hetimin e të gjitha çështjeve.
Ajo theksoi se pavarësia e prokurorëve mbetet e pacënuar, por kjo nuk do të thotë që duhet kaluar në anarki.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndodhen disa prej dosjeve më të bujshme që tronditën opinionin publik, siç është çështja hetimore ndaj Saimir Tahirit.
Gjatë ditëve të mëparshme, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme bëri analizë në Prokuroritë e rretheve.
/tvklan.al