Fshehu 50-vjeçarin në kamion për të kaluar kufirin, arrestohet 46-vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar që tentoi të ndihmonte një qytetar për të kaluar ilegalisht kufirin. Policia thotë se ai është Hetnor Habilaj. Në Portin e Vlorës, mëngjesin e sotëm ai tentoi të ndihmonte shtetasin A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar.
Hetnor Habilaj e kishte fshehur shtetasin A.F., brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj shtetasit A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë. /
tvklan.al