Përcaktohen gjysmëfinalistet e Kupës
Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu dhe Laçi janë gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë. Partizani pavarësish fitores 2 – 1 me Flamurtarin në “Selman Stërmasi” nuk arriti të kualifikohej më tej.
Sidibe shënoi fillimisht për miqtë, ndërsa golat e Trashit dhe Asanit përmbysën rezultatin. Një ndeshje e luftuar deri në fund. Flamurtari që takimin e parë në Vlorë e fitoi me rezultatin 1 – 0 u favorizua nga goli në fushë kundërshtare. Kukësi fitoi 1 – 0 sfidën e kthimit me Tiranën.
Goli i Gurit në minutat e para të takimit ishte përcaktues. Rastet e mëvonshme edhe të Tiranës nuk ndryshuan asgjë. Takimi parë çerekfinal i luajtur në kryeqytet u mbyll në barazim 1 – 1. Skënderbeu mundi me rezultatin 3 – 0 me Teutën në takimin e kthimit në Korçë.
Lilaj dhe Sowe ishin autorët e golave. Në Durrës sfida e parë ishte mbyllur po me fitoren e korçarëve, por me rezultatin 2 – 0. Laçi fitoi edhe në Gjirokastër me Luftëtarin, kësaj here me rezultatin 1 – 0. Skuadra kurbinase triumfoi me rezultatin 3 – 0 në shtëpi para 2 javësh. Shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të jetë i lirë.
Tv Klan