Tentative vrasje me thikë, pranga 23-vjeçarit
Një person është arrestuar nga policia e Tropojës, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 24-vjeçar.
Në pranga ka rënë Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan, duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.
I dëmtuari shtetasi A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal.
/tvklan.al