Policia greke publikon fotot e shqiptarëve që “mbushën” Athinën me kanabis
Policia greke ka publikuar fotot e shtatë të arrestuarve, anëtarë të një rrjeti droge që shpërndanin sasi të mëdha kanabis në Athinë.
[caption id="attachment_359345" align="aligncenter" width="512"] Rando Hodollari[/caption] Shpërndarësit e lëndëve narkotike u arrestuan më 22 Janar gjatë një operacioni anti-drogë. Katër prej anëtarëve të këtij rrjeti janë shqiptarë. [caption id="attachment_359346" align="aligncenter" width="525"] Spartak Zene[/caption] Ata janë Rando Hodollari 27 vjeç, Spartak Zene 31 vjeç, Fatjon Habibaj 33 vjeç dhe Devis Nikolli 23 vjeç. Kjo organizatë kriminale funksiononte që prej fillimit të vitit 2017 dhe çdo anëtar kishte detyra specifike. [caption id="attachment_359347" align="aligncenter" width="800"] Fatjon Habibaj[/caption] [caption id="attachment_359348" align="aligncenter" width="800"] Devis Nikolli[/caption] Banda drejtohej nga dy shqiptarët Spartak Zene dhe Fatjon Habibaj, shkruajnë mediat greke. Kanabisi fshihej në disa apartamente në Athinë, të cilat ishin marrë me qira, për të shmangur kontrollet policore./tvklan.al