Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gabriel: Serbia të njohë Kosovën


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gabriel: Serbia të njohë Kosovën

00:03 16/02/2018

Kryediplomati gjerman Zigmar Gabriel lëshoi nga Prishtina një mesazh të qartë për Serbinë,

“se pa njohjen e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian”.

“E theksuam edhe në Beograd se nëse Serbia dëshiron të ecë në drejtimin e BE-së, duhet të plotësojë kriteret e shtetit ligjor, e natyrisht edhe pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë me kryeministrin Ramush Haradinaj, ministri gjerman kërkoi autoritetet kosovare të lejojnë vazhdimin e punës së Gjykatës Speciale, si një pikë e rëndësishme në rrugën e integrimit europian të Kosovës. Gabriel kërkoi po ashtu edhe implementimin e marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi, si kusht që Brukseli të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

Mediat ne Prishtine shkruajnë se për këtë çështje, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e ka gjetur gjuhën e përbashkët me homologun malazez Dushko Markoviç, gjatë takimit që patën të mërkurën në Prishtinë.

Tv Klan






Të ngjashme