Rama e Berisha përplasen për aktorët e pedagogët
Kryeministri Rama dhe ish-Kryeministri Berisha u përplasen sërish në Parlament. Protestën e artistëve për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar dhe debatin për problemet në Univeristetin e Tiranës, Berisha i quajti si betejë të Ramës kundër elitës së kombit.
Ndërsa Rama i quajti këto akuza, pa përmbajtje.
Ish – kryeministri e akuzon Ramën se kërkon të kapë drejtimin e Universitetit të Tiranës, ndërsa Rama i përgjigjet duke e cilësuar debatin në këtë universitet si përplasje të brendshme ku qeveria nuk ka ndërmend të ndërhyje.
Akuzat politike u pësuan nga ato personale.
As në këtë përballje nuk munguan batutat.
Sali Berisha:
“Ku shkon me atleta të bardha”.
Edi Rama: “
Ne s’ju thamë gjë kur i hoqët fare këpucët. Sali kujdes me atë se ka kamera aty dhe do të xhirojnë dhe ty, s’e do na marrësh fytyrën fare”.
Tv Klan