Punëtorët e By-Passit të Fierit protestojnë para Kuvendit
Teksa Kuvendi ishte mbledhur në seancë plenare jashtë dyerve të Parlamentit u mbajtën dy protesta paralele.
Punëtorë të kompanisë nënkontraktore të By-Passit të Fierit e Vlorës protestuan për mungesën e pagave prej më shumë se një viti nga firma që braktisi projektin.
Ata kërkojnë nga shteti shlyerjen e 9.5 milionë Eurove detyrime të prapambetura nga kompania nënkontraktore Serenisima.
Në një tjetër protestë qytetarët akuzuan qeverinë se ka hequr nga skema e ndihmës sociale 20 mijë familje.
Tv Klan