Bizneset problem referencat në dogana
Edhe takimi i këtij viti që bizneset e Dhomës Amerikane patën me drejtoren e Përgjithshme të Doganave ngriti të njëjtin shqetësim: çmimet e referencës.
Por nga ana e tyre doganat e kanë zgjidhur këtë problem me vlerësimin online automatik, i cili tashmë do të përfshijë edhe bizneset eksportuese.
Bizneset amerikane kërkuan që procedurat e apelimit të një vendimi të drejtorisë së doganave të përputhen me afatet që ka kodi doganor, pasi nuk kanë reflektuar ndryhsimet që iu bënë atij dy vite më parë.
Tv Klan