SHBA-të urojnë Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë
Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, Kosova ka marrë urim nga Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. “
Uroj popullin e Kosovës për këtë përvjetor si një shtet sovran”,
thuhet në mesazhin e kryediplomatit amerikan. “
Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në rrugëtimin drejt komunitetit ndërkombëtar, përmes rritjes ekonomike dhe forcimit të institucioneve”
, shkruan Tillerson.
Një mesazh urimi në këtë 10-vjetor dërgoi edhe ish-presidenti amerikan, Xhorxh W Bush, një nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. “
Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës, të cilët festojnë 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”
, shkruan Bush.
Ndërkohë ceremonia shtetërore e 10-vjetorit të pavarësisë u shty për të dielën, për shkak të Konferencës së Sigurisë që zhvillohet këtë të shtunë në Mynih. Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë njoftoi edhe miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Maline e Zi të firmosur mes dy presidentëve.
Tv Klan