Partizani me arnime drejt Kukësit
Stafi teknik i Partizanit po përballet me vështirësinë e zëvendësimit të tre lojtarëve. Lorenc Trashi dhe Idriz Batha të pezulluar, Progni me kartonë janë një dhimbje koke për drejtuesit e ekipit, pa llogaritur që Starova nuk do të jetë në stol.
Të kuqve mund tu bëjë punë vetëm ndonjë truk prej magjistari, por kjo është e pamundur në futboll.
Edhe Flamurtari do të vuajë mungesën e trajnerit Duro. Vlonjatët kërkojnë tre pikët me Lushnjën.
Në ndeshjet e tjera Kamza pret Skënderbeun, Laçi Luftëtarin ndërsa Teuta do të udhëtojë në Shkodër.
Tv Klan