Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë godet Meksikën
Një tërmet me magnitudën 7.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Meksikën jugperëndimore. Fatmirësisht nuk ka raportime për shembje ndërtesash dhe viktima.
Kjo tronditje shkaktoi rrëzimin e një helikopteri që kishte në bord ministrin e Brendshëm meksikan, i cili i mbijetoi aksidentit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 24.6 km. Autoritetet vendase njoftuan se nuk ka një alarm për tsunami.
Ata aktivizuan sistemin e alarmit dhe të gjithë njerëzit qëndruan për disa orë jashtë shtëpive, ndërsa trafiku u ndërpre në 4 qytete. Meksika është një nga rajonet më të rrezikuara në botë nga aktivitete sizmike për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike. Shtatorin e kaluar Meksika u godit nga dy tërmete të fuqishme që shkaktuan qindra viktima.
Klan Plus