Erjon Tola renditet i 47-it në slalom gjigant
Erjon Tola u rendit i 47-ti në slalomin gjigant në Lojërat Olimpike Dimërore të Koresë së Jugut. Skiatori 31-vjeçar zhvilloi një garë të mirë ku ishin më shumë se 100 konkurrentë.
Skiatori i Kosovës, Albin Tahiri u klasifikua i 56-ti. Kampion olimpik u shpall austriaku Marsel Hirsher.
Kjo është olimpiada e katërt dimërore për Erjon Tolën që duhet të zhvillojë më 22 shkurt edhe garën e slalomit. Shqipëria në këtë aktivitet u përfaqësua edhe me Suela Mëhillin.
Tv Klan