Konflikt brenda familjes, 23-vjeçari godet vëllain me thikë
Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti me vëllain e tij në Kamëz të Tiranës.
Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur M.Preka, i cili u qëllua me thikë nga vëllai i tij Valmir Preka 23 vjeç.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, pasi morën njoftim për konfliktin brenda familjes. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën. Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe “Dhunë në familje”. /
tvklan.al