Video/ Pse është mirë të pjekim ëmbëlsira për të tjerët
Njërëzit që pëlqejnë të pjekin ëmbëlsira janë gjithnjë të gatshëm të ndezin furrën dhe t’i futen punës.
Qoftë për pjekjen e një torte për ditëlindjen e një miku, ëmbëlsira për një festë apo përgatitja e biskotave vetëm për hir të dashurisë së dikujt për çokollatat. Në fakt rezulton se pjekja e ëmbëlsirave është më shumë se thjeshtë përgatitja e diçkaje të ëmbël për të ngrënë.
Pjekja e tyre, sidomos kur bëhet për të tjerët mund të shoqërohet me një sërë përfitimesh psikologjike. Profesoresha e shkencave psikologjike në Universitetin e Bostonit, Donna Pincus shprehet se pjekja e ëmbëlsirave i lejon njerëzit të shprehen kreativisht.
Gjatë këtyre aktiviteteve ku personat kanë lirinë të shprehin vetveten, kanë çlirim stresi. Kur ëmbëlsira bëhet për persona të tjerë, bëhet si një mënyrë e shëndetshme për të komunikuar ndjenjat. Ushqimi është vërtetë shprehje e dashurisë dhe bukuria qëndron në faktin se është diçka që na lidh të gjithëve. Por ky fenomen mund të bëhet jo i shëndetshëm në momentin që zëvëndëson komunikimin, në kuptimin tradicional.
/tvklan.al