Shirat e rrëmbyeshëm, humbin jetën 17 persona
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Mozambik, në një vendgrumbullimi të plehrave. Sipas mediave lokale, shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin.
Mali i mbetjeve ka rrëshqitur duke shkatërruar 5 shtëpi ndërkohë që autoritetet theksojnë se mund të ketë dhe viktima të tjera mes plehrave.
Gjithashtu janë marrë masat për të larguar edhe shumë familje të tjera nga zona për të evituar një tjetër tragjedi, pasi ekziston rreziku i rrëshqitjeve të tjera.
Klan Plus