
Kujdes nga përdorimi i detergjentëve
Duhani vlerësohet si shkaktari kryesor për sëmundjen e mushkërive. Por të njëjtin efekt japin edhe detergjentët. Për këtë arsye numri i grave që vuajnë nga këto sëmundje po shtohet.
Pastrimi i shtëpisë çdo ditë me detergjentë në formë sprajti mund të jetë i dëmshëm njësoj si konsumimi i 20 cigareve.
Studimet e bëra në Norvegji kanë nxjerrë konkluzionet se gratë të cilat punojnë si sanitare kanë mushkëri më të dobëta pikërisht nga detergjentët që përdorin për pastrim. Po ashtu edhe tek gratë shtëpiake të cilat vuajnë nga astma bronkiale është arritur në përfundimin se kjo është e nxitur nga avujt e larësve higjenik.
Profesoresha Cecile Svanes në një intervistë për BBC thotë se kimikatet e pastruesve shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mushkëri. Po ashtu nga një studim i bërë në Amerikë është zbuluar se 50% e ajrit në Los Angeles është i ndotur nga produkte të tilla, përfshirë edhe kimikatet e lëshuara nga parfumet.
Përballë fakteve të tilla të cilat kanë nxitur edhe zgjerimin e vrimës së ozonit, studiuesit këshillojnë përdorimin e detergjetëve likuid si një mënyrë më efektive në mbrojtjen ndaj kimikateve.
Klan Plus