Fituesja e Oscar tërhiqet nga kinematografia


Fituesja e Oscar tërhiqet nga kinematografia

03:49 20/02/2018

Jennifer Lawrence ka vendosur të tërhiqet për pak kohë nga xhirimi i filmave.  Fituesja e Oscarit do të përfshihet në aktivitete që të nxisin të rinjtë që të angazhohen politikisht.

“Në vitin e ardhshëm do të punoj me organizata të ndryshme dhe do të përpiqem t’i angazhoj të rinjtë në nivelin lokal, ndërsa fokusi do të jetë në luftën kundër korrupsionit”.

Aktorja më e paguar në botë thotë se ka shumë probleme me korrupsionin në mbarë botën. Lawrence është një nga mbështetëset më të mëdha të grave në të gjithë botën ajo ishte pjesëmarrëse dhe në protestën e “Women’s March”. 

Gjithashtu është ndër të parat aktore që ka ngritur zërin kundër pabarazisë së pagave në Hollywood.  Që vitin e kaluar Jennifer kishte thënë se dëshironte të bënte pushim nga industria e filmit dhe se do të ndërtonte fermën e saj, meqenëse është rritur në një të tillë në Louisville të Kentuckyt.

Klan Plus






Të ngjashme