Ish-komandoja bën për spital 5 grabitës
Pesë grabitës me thikë kanë marrë dënimin e merituar, teksa po përpiqeshin të grabisnin një vajzë të re. Ata u ndoqën nga një veteran 88-vjeçar, i cili ishte ish-ushtarak.
John Nixon, ndërhyri pasi pa të rinjtë të sulmonin të renë në Rrugën Raglan, Kentish Town në Londër. Ish-veterani i Forcave Speciale Ajrore, Nixon tha se përdori aftësitë e tij në karate, duke bërë që të pestë grabitësit të vraponin, pavarësisht plagëve të marra në qafë dhe në duar. Nixon u dërgua pastaj në spital kur një fqinj lajmëroi policinë. Ai tha për Evening Standard: “Fillimisht mendova të tërhiqja vëmendjen e tyre nga vajza që thërriste e dëshpëruar. Unë bërtita: Lëreni të qetë! Por ata u kthyen nga unë duke thënë: Do të të grabisim ty atëherë! Të rinjtë e ditëve të sotme janë plot guxim, ata ishin të papërgatitur për këtë surprizë”.
Nixon tha se ai ishte trajnuar si komando në vitet 1940 dhe luftoi gjithashtu në Luftën Koreane si pjesë e një njësie elite. 88-vjeçari gjithashtu tha se ai kishte marrë pjesë në misionet e inteligjencës në të gjithë botën, në vende të tilla si Egjipti, Lindja e Mesme dhe Gjermania./tvklan.al