Ish-Kryeministri si dëshmitar, Shullazi tërhiqet nga kërkesa e tij


Ish-Kryeministri si dëshmitar, Shullazi tërhiqet nga kërkesa e tij

11:26 20/02/2018

Emiljano Shullazi është tërhequr nga kërkesa për pyetjen e Sali Berishës si dëshmitar në procesin që po zhvillohet ndaj tij, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjithashtu, përveç Berishës, Shullazi ka hequr dorë edhe nga kërkesa për pyetjen e Ardian Çipës, ish-Drejtor i Policisë së Tiranës.

Avokatët e Shullazit më parë kishin kërkuar dëshminë e disa figurave politike lidhur me kërcënimin e pretenduar nga Prokuroria, që Shullazi i bëri kandidatit për rektor të UT, Mynyr Koni, për t’u tërhequr nga gara.

Po ashtu është kërkuar dëshmi edhe për akuzën tjetër që i është ngarkuar të pandehurit Emiliano Shullazi, kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj për “pazaret” me ish-hotel “Vollgën”

./abcnews.al






Të ngjashme