Aplikimi për subvencionet vetëm me kartën e identitetit


Aplikimi për subvencionet vetëm me kartën e identitetit

15:19 20/02/2018

Çdo fermer, i cili kërkon që të përfitojë nga skema e subvencioneve mjafton që të ketë me vete kartën e identitetit. Faza e aplikimeve nuk kërkon asnjë dokument shtesë, ndërsa nëse do të përzgjidhet, atëherë ai duhet të plotësojë dokumentacionin për të vërtetuar atë që ka deklaruar.

Ministri Niko Peleshi tha se gjatë viteve të fundit numri i aplikantëve për këto skema ka rënë ndjeshëm, pikërisht për shkak të burokracive dhe procedurave të gjata.

Janë 94 milionë euro subvencione që do të jepen për bujqësinë vetëm gjatë këtij viti, por ndryshe nga ato që ofron qeveria, fondet e Bashkimit Europian IPARD kërkojnë dokumentacion të saktë pasi dhe mbështetja ofrohet për ferma të mëdha.

Tv Klan






Të ngjashme