Protesta e tifozëve të Skënderbeu/Kërkojnë që UEFA të mos dënojë sërish ekipin
Mbështetës të Skënderbeut u mblodhën në sheshin para katedrales së Korçës në një protestë kundër kërkesës së inspektorëve të UEFA-s për përjashtimit të skuadrës nga kupat e Europës, pasi dyshohet se është përfshirë në trukime.
Ata kishin simbole të ekipit dhe parulla ku shkruhej:
Mos na vrisni ëndrrën.
Tifozët kërkuan që skuadra e tyre të mos ndëshkohet sërish, pasi dënohet një qytet të tërë. Qytetarët korçarë firmosën edhe një peticion që pritet t’i dërgohet UEFA-s. Tubimit iu bashkuan edhe ish-futbollistë dhe personalitete të Korçës.
Pas tubimit në qendër të Korçës edhe kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, iu drejtua me një letër presidentit të UEFA-s, në mbështetje të ekipit të Skënderbeut.
Tv Klan