Miliardat e klandestinëve/ Sa kushton kontrolli i kufijve të Europës
Qindra mijëra azilkërkues, emigrantë të paligjshëm dhe luftëtarë të kthyer nga betejat e ISIS, kanë alarmuar shtetet kryesore të BE, Gjemaninë, Francën, Austrinë, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë që të vijojë kontrollin e pasaportave në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen. Situata duket e vështirë në kufijtë e jashtëm, me shtetet ballkanike.
Për të bllokuar këto hyrje ilegale dhe për të kthyer në atdhe të gjithë azilkërkuesit e paligjshëm, duhen miliarda Euro. Në debatin me eurodeputetët, komisioneri për Emigracionin Dimitris Avramopulos tha se fatura shkon në 70 miliardë Euro në vit.
“Nëse ne –
theksoi komisioneri
– dëshirojmë të rrisim kapacitetin operacional të FRONTEX me së paku me 3.000 punonjës, do të duhet 20-25 miliardë euro për periudhën e ardhshme 7-vjeçare. Nëse duam të krijojmë një sistem të plotë të menaxhimit të kufijve të BE-së, me 100.000 kufitare të krahasueshem me sistemin amerikan apo kanadez –
theksoi Avramopulo
s – kjo do të kërkojë 150 miliardë euro gjatë 7 viteve të ardhshme, ose rreth 14% e buxhetit të përgjithshëm të BE-së dhe ekuivalentin e një buxheti vjetor të BE”
.
Klan Plus