Nisin hetimet ndaj dy ish-Kryeministrave të Greqisë
Parlamenti grek ka votuar për t’i hapur rrugë hetimit për 10 politikanë të njohur në Greqi, duke përfshirë dy ish-Kryeministra, lidhur me akuzat se kanë marrë ryshfet nga kompania zvicerane farmaceutike Novartis në periudhën 2006-2015. Sipas ligjeve greke, Parlamenti është organi i vetëm që mund t’u heqë imunitetin deputetëve dhe anëtarëve të vet.
Kryeministri i vendit Alexis Tsipras tha se
“ne nuk mund të ndihmojmë që të mbulohet një nga skandalet më të mëdha në historinë moderne të Greqisë”.
Nga ana tjetër, 10 politikanët që janë nën akuzë, kanë mohuar që të jenë të përfshirë në ngjarje. Hetimin ndaj tyre ata e konsiderojnë “gjueti shtrigash”.
Sipas akuzës, politikanët që do të hetohen kanë marrë ryshfet që të lejojnë çmimin e lartë të ilaçeve. Madje disa prej tyre janë të dyshuar edhe për pastrim parash.
Kompania farmaceutike “Novartis” thotë se po bashkëpunon me autoritetet për këtë hetim. Tashmë votimi i Parlamentit grek i hapë rrugë ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar, pasi Prokuroria i dorëzoi dosjen Kuvendit pas 1 viti hetime. /
tvklan.al