“The Shape of Water” paditet për plagjiaturë
Kur duhen vetëm pak ditë nga ceremonia e çmimeve Oscar, ku ka marrë plot 13 nominime, “The Sape of water” përfundon në një skandal për të drejtat e autorit.
Filmi me regji të Guillermo del Toros akuzohet se ka kopjuar një dramë të vitit 1969, të autorit Paul Zindel. Vepra në fjalë e titulluar, “Let me Hear your Whisper”, “Lërmë të ndjej pëshpëritjen tënde”, flet për historinë e një gruaje të moshuar, e punësuar në një laborator ku eksperimentoheshin delfinët. Gruaja arrin të komunikojë me njërin prej delfinëve, përmes telepatisë.
Po ashtu edhe “The Shape of Water” trajton historinë e një pastrueseje në një laborator sekret shtetëror, ku mbahej një krijes amfibe. Elisa Esposito, një grua memece, arrin të komunikojë me këtë krijesë dhe bie në dashuri me të.
Familja e dramaturgut Paul Zindel paditi në gjykatën e Kalifornisë, Guillermo dle Toron. Regjisori i njohur tha se nuk kishte dëgjuar më parë për këtë vepër. Ndërsa Fox ngriti dyshimet se procesi gjyqësor për plagjiaturë ndaj filmit me më shumë nominime Oscar, është bërë pikërisht në këtë kohë për të dëmtuar “The Shape of Water”.
Tv Klan